Telegrafi

Çfarë do të shihni në episodin e parë të sezonit të ri te “Kafeneja Jonë” (Video)

‘Kafeneja Jonë’ ditën e diele si zakonisht do të fillojë me episodin e parë të sezonit të ri.

Sezoni i ri i serialit kosovar do të transmetohet në RTV21 me fillim në ora 21:00.

Tashmë është publikuar edhe një përmbledhje e shkurtër e episodit të ri teksa shihen se të pranishëm do të jenë protagonistët kryesorë të serialit, transmeton Telegrafi.

“Koka”, “Kapuçi” dhe “Oki” sërish do të përkujdesen për humorin e shikuesve gjatë të dielave ndërsa do të ketë befasi të reja.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/