Seriali “Kafeneja jonë” që po transmetohet ekskluzivisht në platformën Gjirafa.com, ka ardhur edhe me promon e episodit të tretë.
Komedia e shumëpëlqyer televizive ka tërhequr interesim të madh që pas rishfaqjes, falë edhe ndryshime interesante, ndërkohë që janë ruajtur karakterët e njëjtë.
Pos publikut, edhe vet aktorët janë shprehur entuziastë për episodet e reja.
Tashmë e keni parë episodin e dytë të kësaj serie komike, ndërsa duke klikuar këtu mund të shihni se çfarë të prisni nga episodi i tretë.
Episodi i ri transmetohet të martën, me 4 tetor në Gjirafa.com. /Telegrafi/