Telegrafi

Çfarë do të ofrojë Apple në iPhone 7?

Modeli i ri i iPhone me 4 inç – iPhone SE do të lansohet së bashku me tabletin e kompanisë iPad Pro me 9.7 inç në ngjarjen që do ta ketë Apple.

Por përveç këtyre pajisjeve të reja të Apple, tani në internet kanë rrjedhur edhe disa informacione tjera lidhur me iPhone 7.

Sipas një raporti të fundit nga Macotakara, iPhone 7 do të jetë shumë më i hollë se iPhone 6S aktual.

iPhone 7 me sa duket do të ketë kamerën e pasme me flash dhe një port të hollë ndriçues, i cili do të përdoret për audio, në vend të portit 3.5mm.

iPhone 6S është 7.1mm i trashë dhe iPhone 7 i ri thuhet se do të jetë hollë për 1mm, apo vetëm 6.1 mm.

iPhone i ri pritet të vijë me iOS 10 dhe ndoshta do të përdorë një procesor të ri nga Apple, përkatësisht A10, më shumë RAM dhe kamera të avancuar.

Apple pritet të lansojë modelet e reja të iPhone në shtator të këtij viti, ndërsa së shpejti pritet debutimi i iPhone SE dhe gjithashtu iPad Pro me 9.7 inç.