Bota po jeton nën kërcënimin e luftës bërthamore dhe një simulim i tmerrshëm ka zbuluar se çfarë do të ndodhte nëse një bombë bërthamore do të shpërthente në një qytet të madh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një hulumtim në të cilin, përveç rezultateve të shkatërrimit, shkencëtarët përdorën modelin kompjuterik për të shpjeguar se si do të silleshin njerëzit nëse do të ndodhte skenari më i keq.
Në një version kompjuterik, hulumtuesit kanë simuluar një shpërthim nuklear në Uashington DC.
Dhe rezultatet ishin të frikshme: Një pjesë e qytetit u zhduk menjëherë dhe ndërtesat u shkatërruan për një milje në pothuajse në çdo drejtim.
Studiuesit zbuluan se njerëzit që nuk bënë asgjë, kishin më shumë gjasa të vdisnin – me rreth 280,000 njerëz të vrarë në vetëm 48 orë.
Simulimi, siç thuhet më tej, u krijua për t’iu dhënë planifikuesve të emergjencave një ide se çfarë kaosi do të shkaktohej nga një sulm i tillë, që nga ndërprerjet e energjisë dhe komunikimet e shkatërruara.
Shkencëtarët e kompjuterëve nga Instituti Politeknik i Virxhinias dhe Universiteti Shtetëror madje krijuan personalitete individuale për secilin rezident.
‘Agjentët’ vepruan sipas moshës, gjinisë dhe profesionit të tyre, duke reaguar në mënyra të ndryshme nga ‘ikja në panik’ tek ‘qëndrimi i paralizuar nga frika’, shkruan Science Alert.
“Vendimi i Agjentit merr parasysh statusin e tyre shëndetësor, informacionin rreth anëtarëve të familjes, informacionin rreth ngjarjes dhe mjedisin e tyre lokal”, shkruan hulumtimi.
Po sipas të njëjtit hulumtim, në këtë drejtim, disa shikuan për familjen e tyre derisa të tjerët u larguan verbërisht.
Kur njerëzit u “kujdesën” për “kërkimin e strehimit, evakuimin, kërkimin e kujdesit shëndetësor dhe shqetësimin” ata kishin më shumë gjasa të mbijetonin.
Hulumtuesit gjetën se mënyra më e mirë e veprimit ishte që të strehoheshin së pari dhe më pas të ndërmerrnin hapa për të shpëtuar.
Ata që u përpoqën të kërkonin anëtarë të familjes dhe ‘ndihmuan’ njerëzit e tjerë kishin më shumë gjasa të vdisnin.
Duke u larguar nga një vend i sigurt nënkupton se ata ishin subjekt i një doze më të lartë rrezatimi, e cila potencialisht mund të ishte fatale.
Duket se këta shkencëtarë nuk janë të vetmit që eksplorojnë dëmet e sulmit bërthamor në këtë moment, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Muajin e kaluar kërkuesit krijuan një hartë interaktive që zbuloi fushën e tmerrshme të një shpërthimi bërthamor për çdo zonë të caktuar. /Telegrafi/