Site icon Telegrafi

Çfarë do të mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Emisioni “7 Ditë me Panxhën”, këtë javë vjen me një emision dedikuar planit të rimëkëmbjes ekonomike dhe Bonove të Diasporës.

Intervista e realizuar me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, hap episodin e 21-të të emisionit “7 Ditë me Panxhën”. Me Muratin është bashkëbiseduar gjerësisht për planin e rimëkëmbjes ekonomike, shtyllat e këtij plani, shkallën e informalitetit, normat e tatimit, rritjen ekonomike për vitin 2021.

E për të qartësuar se çka janë Bonot e Diasporës dhe për ofruar një historik mbi to, është përgatitur një storie nga terreni.

Ndërsa, intervista tjetër është zhvilluar me Gazmend Rrustemin – Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i BPB-së. Me Rrustemin, është bashkëbiseduar për investimet në Bonot e Diasporës dhe për procesin bankar të investimit në to.

Andaj, mos harroni sonte me fillim nga ora 20:45, në Klan Kosova, ndiqeni episodin e radhës së “7 Ditë me Panxhën”.

https://www.facebook.com/watch/?v=817617785811904

Exit mobile version