Nëse Lionel Messi përfundon duke paketuar valixhet, PSG-ja të paktën do të arrinte të amortizonte një pjesë të madhe të asaj që ka paguar për kapitenin argjentinas (të cilit i paguan rreth 80 milionë euro në sezon, duke përfshirë pagën, pagesat e sigurimeve dhe bonuse), investim që madje do të kishte qenë fitimprurës nëse klubi do të kishte arritur të paktën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (është eliminuar në dy edicionet e fundit në 1/8).
Në çdo rast, 35 vjeçari mund të kërkojë për tërheqjen e të paktën tetë sponsorizimeve të reja dhe për dhënien e një shtytje të madhe shitjeve të fanellave të PSG-së, të cilat me lehtësi kaluan një milion në 2022.
“Ndoshta mund të ketë një rënie në këto shitje, rreth 10 për qind”, bën të ditur Caillet.
Messi kontribuoi gjithashtu në shikueshmërinë në kanalet e PSG-së, të cilat në janar 2022 arritën në 150 milionë ndjekës, 50 për qind më shumë se një vit më parë.
E gjithë kjo ndihmoi në përshpejtimin e të ardhurave të klubit, të cilat, duke përjashtuar të drejtat televizive dhe biletat e ndeshjeve, arritën një rekord prej 350 milionë në vit.
Megjithatë, edhe Caillet edhe Chaudel e minimizojnë largimin eventual të Messit dhe madje shohin aspekte pozitive.
“PSG akuzohet shpesh se është shumë i butë me yjet e tyre. Duke sanksionuar Messin, ai dërgon një mesazh të fortë”, thotë Caillet.
Përveç kësaj, ai vazhdon të shpjegojë, largimi i tij i mundshëm do të ulë faturën e pagave dhe do të ndihmojë klubin parisien të afrohet me parametrat e Fair Play-t financiar të UEFA-s, gjë që do ta lejonte atë të bëjë nënshkrime në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/