Site icon Telegrafi

Çfarë të hani për rini të zgjatur

Këto përpjekje nuk duhet domosdoshmërisht të nënkuptojnë operacionet plastike dhe trajtimet e vështira kimike. Plakja mund të ndalet edhe me ushqimin e duhur. Dr Nicholas Perricone, dermatologu i njohur, në librin e tij “Forever Young” sjell këshilla të të ushqyerit të cilat do t’u ndihmojnë të mbani pamje të re, ndërsa ne i kemi veçuar për ju ato më interesantet.

Salmoni
Salmoni dhe peshqit tjerë nga ujërat e ftohta janë të pasur me acidet yndyrore omega 3, por edhe me antioksidantë që i ndihmojnë lëkurës që të jetë e re për një kohë të gjatë. Salmoni është edhe burim i shkëlqyer proteinash që i duhen trupit që në mënyrë të suksesshme të ripërtërihet ndër vite.

Çokollata e zezë
Kakao përmban procianidinën B2 e cila mbron qelizat e trurit nga inflamacioni ndërsa me këtë parandalon edhe prodhimin e kimikateve të cilat lirohen në lëkurë dhe krijojnë inflamacione. Çokollata e zezë ka shumë përparësi shëndetësore, ndërsa roli i saj për të mbajtur rininë e gjatë është vetëm një nga ato.

Cimeti
Cimeti është edhe një mëlmesë shumë e fuqishme kundërinflamatore e cila rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon krijimin e rrudhave. Është i mirë edhe për tru, sepse i ndihmon edhe kujtesës së mirë. Disa hulumtime kanë treguar që cimeti parandalon edhe krijimin e melanomës.

Purqarku
Kjo bimë është e pasur me antioksidante dhe minerale. Perimja e gjelbër është edhe diuretik i shkëlqyeshëm, çka do të thotë që mundëson lirim më të mirë të toksinave nga trupi.
Besohet që purqarku parandalon disa lloje të karcinomave, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që po ashtu i ruan rininë e lëkurës dhe syve.

Farat chia
Këto fara janë jashtëzakonisht të pasura me acide yndyrore omega 3, që do të thotë që ruajnë rininë e gjatë të lëkurës, zemrës dhe trurit. Farat chia janë burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe mineraleve të ndryshme si kalciumi i cili ruan shëndetin e eshtrave.

Vaji i kokosit
Shumë ekspertë rekomandojnë konsumimin e vajit të kokosit, i cili përmban yndyra të ngopura dhe që forcon muret qelizore. Përveç kësaj, vaji i kokosit përmirëson punën e metabolizmit. Por, kujdes, sepse me vajin e kokosit nuk duhet të teprohet.

Boronicat
Edhe këto pemë janë të pasura me antioskidante dhe përmbajnë antocianinën e cila ua jep ngjyrën e kaltër. Këto antioksidante përmirësojnë lidhjet në mes neuroneve, përforcojnë lirimin e dopaminës dhe mbrojnë trurin nga plakja.

Çajet
Përvec antioksidantëve, çajet përmbajnë edhe katehinet të cilat në mënyrë të dobishme ndikojnë në shëndet, transmeton Koha.net. Çajet po ashtu përshpejtojnë metabolizmin, ndërsa efekt të dobishëm kanë edhe në shëndetin e lëkurës.

Kërpudhat
Lloje të ndryshme të kërpudhave i sjellin trupit dobi të ndryshme. Për shembull, kërpudhat shiitake forcojnë imunitetin, shpejtojnë metabolizmin dhe forcojnë mëlçinë.

Avokado
Yndyrat e shëndetshme që gjenden në këtë pemë i kontribuojnë disponimit më të mirë, ndërsa forcojnë edhe libidon. Avokado është e pasur edhe me acide folike që janë përgjegjëse për rritjen e energjisë në trup. /Telegrafi/
 

Exit mobile version