Të gjithë jemi konsumatorë dhe kemi të drejta si të tillë.
A i dimë cilat janë ato?
Konsumatori ka të drejtë:
– Të informohet në gjuhën e vet për specifikat e secilit produkt
– Të pajiset me faturë të rregullt dhe me fletëgaranci për atë që ka blerë
– Të informohet lehtësisht për çmimin e produktit
– Të informohet për datën e prodhimit dhe skadimit të produktit
– Ta kthejë apo ta riparojë produktin në rast të prishjes, pa kosto shtesë
– Të informohet drejtë për deklarimin e mallit dhe peshës së produktit
Pse duhet të njihem me këto të drejta?
Njohja e të drejtave tona si konsumatorë siguron që produktet që blejmë janë cilësore.
Për të pasur produkte cilësore në treg, kërkohet monitorim dhe inspektim i të gjitha fazave të prodhimit.
Siç kuptohet nga video, implementimi i këtyre praktikave na afron me BE-në përmes implementimit të rregullave të MSA-së për mbrojtje të konsumatorëve.
Çfarë ndodhë kur shkelen të drejtat e konsumatorit?
Për problemet që hasin në treg, konsumatorët duhet t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky departament ndihmon në zgjidhjen e parregullsive dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Njihuni me të drejtat tuaja si konsumatorë dhe bëhuni pjesë aktive në raportimin e problemeve për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që i përdorni!
Artikull i sponsorizuar