Telegrafi

Çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kthehej pas në kohë? Flet Sali Berisha

Nga vitet e 90’ e deri sot pa diskutim shumë gjëra do kisha bërë ndryshe.

Ishte kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim online me qytetarët.

“Një nga ato që do kisha bërë ndryshe është ligji për tokën. Ndoshta në votimin e parë mund të ishte ai variant, por më vonë ndërhyrje të tjera do të bënin drejtësinë për pronën. Përveç kësaj pa diskutim që në tërësinë e reformave, disa prej tyre mund të ishin ridimensionuar dhe më shumë”, u shpreh Berisha.

Ai tha se gjithnjë ka qeverisur i bindur në thënien e Ronald Regan se “qeveria është problemi” dhe kjo ide për çdo qeveritar është një kujtesë e çmuar, siç u shpreh Berisha, për gabimet që ai mund të bëjë. /euronews/