Telegrafi

Çfarë të bëni në Lisbonë gjatë këtij dimri (Foto)

Lisbona, kryeqyteti më ‘cool’ i Evropës, ofron ngrohtësi në dimër, thotë Trisha Andres. Ndërsa ajo rekomandon gjërat më të mira që mund t’i shihni dhe mund t’i bëni në këtë qytet.

Shkoni tani!

Turmat e verës kanë shkuar, por moti është ende i mirë me 15 gradë celsius. Kryeqyteti më ‘cool’ i Evropës, Lisbona, është duke u zhvilluar shpejt, ku vazhdimisht po ndërtohen hotele, restorante dhe muze. Pjesa më e mirë e këtij qyteti, Muzeu i Arteve, Arkitekturës dhe Teknologjisë (MAAT), gjendet përball rrugës nga furra legjendare Pasteis de Belem – recetë për një pushim të përsosur në qytet! – transmeton Telegrafi.

Ku të qëndroni?!

Pousada de Lisboa (1) është një ndërtesë Pombaline e konvertuar në hotel modern në Praca do Comercio. Lokacioni është i përshtatshëm, ndërsa dhomat janë të rregulluara me plot stil dhe ofrojnë pamje epike të qytetit. Dhomat dyshe kushtojnë afro 170 euro, bashkë me mëngjes.

Nuk keni mjaftueshëm para? Atëherë The Independente (2), i strehuar mes Principe Real dhe Bairro Alto, është tejet eklektik. A është hotel apo hostel? Që të dyja, ndërsa suitat kushtojnë afro 80 euro dhe përfshijnë mëngjesin!

Ecni këtu…

Shëtitni përmes Belemit, ndërsa filloni në Jardim Botanico Tropical një orë e gjysmë para se të perëndojë dielli për t’i parë shpendët e ujit, pemët e dragonjve dhe një rrugë me palme të Uashingtonit.

Pastaj nisuni për në Pasteis de Belem, kafeneja e cila e ka shpikur krem karamelen me një recetë të trashëguar nga manastiri që gjendet ngjitur me të. Porositni një ‘pastel de nata’ për ta marrë me vete dhe vazhdoni të bredhni në Jeronimos Monastery, të ndërtuar në tokën e një kishe të vjetër ku da Gama dhe ekipi i tij luteshin!

Çfarë të shikoni?

I gjendur në liqen, Byzantine & Gothic Torre de Belem është i zbukuruar me gurë. Brenda ngjituni shkallëve për të arritur në kullë në mënyrë që të keni pamje të gjera të Atlantikut. Vizitojeni gjatë ditëve të javës për t’i shmangur turmat e turistëve. /Telegrafi/