Site icon Telegrafi

Çfarë të bëjmë, për të mbrojtur lëkurën?

Me kalimin e viteve, lëkura fillon të mbart të ashtuquajturat "shenjat e kohës". Mjekët shpjegojnë se 80% e shenjave që na "plakin", nuk vijnë si pasojë e një procesi kronologjik që ndjek trupi ynë, por nga faktorë ekzogjen, ato që dëmtojnë lëkurën tonë. Mund të jetë e vështirë të mbash trupin në formë perfekte, (rrezet UV, stresi, duhani, ushqim jo korrekt apo një ritëm jete, etj) janë faktorë të cilët ndikojnë në lëkurën tonë, por janë pjesë e ditëve tona.

Çfarë të bëjmë, për të mbrojtur lëkurën? Mënyra më efikase për t’u mbrojtur është pikë së pari, kujdesi për veten në çdo lloj moshe. Lëkura, gjatë ditës ekspozohet ndaj faktorëve të jashtëm, që e dëmtojnë, kështuqë edhe pse jeni të rinj, është e rëndësishme të përdorni kremra mbrojtës me vitamina,hidratues, antioksidant, etj. Këto produkte lejojnë qelizat të krijojnë një sistem mbrojtës, duke e larguar në këtë mënyrë nga dëmet e shkaktuara gjatë ditës. Kështuqë, ju mjafton të aplikoni kremin që bën për ju për të ndihmuar lëkurën tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version