Telegrafi

Çfarë të bëj kur kam uri?

Mos filloni të mbani dietë të vështirë, sepse trupi do të kundërveprojë. Filloni të blini më mirë ushqime me tregues të ulët glikemik, fasule, perime të thara, oriz, bukë të zezë, musli, çokollatë të zezë, fruta të freskëta, etj.

Përpara se të vraponi në kuzhinë, uluni pak, pini një gotë me ujë dhe merruni me një aktivitet që ta zëvendësojë këtë dëshirë: një shëtitje ose ushtrime për frymëmarrjen.

Nëse duhet të hani me çdo kusht diçka, hani më mirë dy produkte sesa vetëm një. Së pari, pasi në këtë mënyrë do t’ju duket sikur po hani më shumë dhe, së dyti, do të hani në mënyrë më të ekuilibruar.

Jepuni përparësi ushqimeve me pak kalori, për shembull, kos me 0% yndyrë, biskota me miell orizi, djathë bebeje, domate të vogla ose fruta.

Mos rrini pa ngrënë në mëngjes, që të hani kur t’ju marrë uria rreth orës 11:00, hani më mirë bukë të zezë dhe proteina sesa sheqerna të thjeshta të tipit drithëra me sheqer, reçel apo ëmbëlsira, të cilat gjithsesi nuk ju japin aq energji sa të rezistoni deri në drekë. /Telegrafi/