Pep Guardiola ka vendosur afatin se kur do të largohet nga Manchester City.
Trajneri spanjoll thotë se do të largohet nëse mendon se diçka në lidhje me klubin është “thyer”.
Ai nënshkroi një zgjatje të kontratës dyvjeçare me Cityn muajin e kaluar që do ta çojë atë deri në vitin 2025.
Nëse ai përmbush marrëveshjen, mandati i tij i përgjithshëm do të zgjasë deri në nëntë vjet.
Megjithatë, Guardiola tha në një konferencë shtypi të premten: “Në momentin që ndjej se diçka është prishur, do të jap dorëheqjen ose nuk do ta rinovojë marrëveshjen”.
Guardiola ishte pak më i ri kur u bashkua me Cityn sesa Sir Alex Ferguson kur u largua nga Aberdeen për Manchester United në vitin 1986, dhe më i ri se Arsene Wenger kur u largua nga Japonia për në Arsenal një dekadë më vonë, por ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së mandateve të gjata.
“Unë vazhdoj të them se nuk do të qëndroj si Fergie dhe Arsene”, deklaroi strategu i kampionit të Ligës Premier.
“Kontrata është vetëm letër. E zgjata sepse kam ndjenjën se mund të luajmë akoma mirë. Por në fund, janë rezultatet”.
“Nëse jemi të lodhur nga njëri-tjetri, nuk do ta përfundoj këtë kontratë”, ka vazhduar Guardiola. /Telegrafi/