Site icon Telegrafi

Çfarë stolish të përdorim?

Femrave me ngjyrë bionde të argjendtë të flokëve dhe me ten ngjyrëçelur, më së miri u rrinë stolitë nga argjendi me gurë ngjyrë të trëndafiltë dhe të kaltër të çelur si dhe perlat me shkëlqim të trëndafiltë. Femrave me flokë ngjyrë të arit dhe me ten të bronztë u përshtaten floriri, stolitë me tone të portokallit si dhe metalet Femrave me ngjyrë të errët të flokëve e me ten të çelur, u përgjigjen stolitë e floririt dhe të argjendit, ndërsa atyre me flokë ngjyrë gështenje dhe me ten më të mbyllët, u përgjigjen floriri si dhe perlat me shkëlqim të xhamtë.

Përdorimi i stolive sipas formës së fytyrës
Fytyra katërkëndëshe: Rruazat rreth qafës do të bëjnë që fytyra katërkëndëshe të duket më e shkurtër, ndërsa asaj me formë të shkronjës U do t’ia zbusin vijën e ashpër të mjekrës. Vathët duhet të jenë sa më të vegjël.
Fytyra në formë zemre: Kësaj forme i përgjigjen stolitë e shkurtra, vathët në formë të lotëve ose trekëndëshi, të cilat fytyrës do t’i japin baraspeshë.
Fytyra e rrumbullakët: Stolitë e gjata, fytyrës së rrumbullakët do t’i japin përshtypje pak më të gjatë, ndërsa vathët duhet të jenë të gjatë e të ngushtë.
Fytyra ovale: Me këtë formë gati të gjitha stolitë rrinë bukur, ndërsa vathët mund të jenë në formë hallkash ose varëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version