Telegrafi

Çfarë statistike: Për vetëm një vit e gjysmë te Juventusi, Ronaldo u ka shënuar të gjitha skuadrave që është përballur në Serie A

Cristiano Ronaldo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një formë të lartë edhe në këtë sezon te Juventusi.

Ylli portugez ka gjashtë ndeshje radhazi që shënon te Zonja e Vjetër, derisa ka arritur një statistikë mbresëlënëse.

Me golin që i shënoi mbrëmë Romës në përballjen në kuadër të javës së 19-të, 34-vjeçari ka arritur t’u shënoi të gjitha skuadrave që është përballur Serie A.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë për një vit e gjysmë ka arritur t’u shënoi të gjitha skuadrave me të cilat është takuar në ligën italiane, e që kjo natyrisht se është një arritje fantastike për të.

Kujtojmë se Juventusi fitoi 2-1 ndaj Romës në Olimpico, për ta rimarrë kështu kreun e tabelës, derisa portugezi u ka shënuar tashmë 17 skuadrave, gjersa nuk ka arritur të paraqitet vetëm ndaj skuadrave si, Lecces dhe Brescias. /Telegrafi/