Keni zbuluar fshehtësinë time…
Nëse fëmija ju thotë diçka në besë, pyeteni a është kjo fshehtësi. Nëse e ruani atë, do ta keni besimin e fëmijës, ndryshe nuk do t’ju besojë kurrë.
Kam frikë kur jam vetëm…
Edhe në moshën 12 vjeçe e më shumë fëmija mund të ndihet i pasigurt nëse në mbrëmje mbetet vetëm. Që të mos mbetet vetëm, thirreni ndonjë shok/shoqe ose dikë tjetër për të qenë me të.
Mos e krahasoni me ndonjë fëmijë tjetër, i cili ‘është aq i pavarur edhe pse më i vogël’, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, mësojeni fëmijën që gjithnjë e më gjatë të jetë vetëm në dhomën e tij, kurse ju në dhomën tjetër.
Kini durim: mos e detyroni ta pranojë vetminë, do të mësohet me kalimin e kohës.
Me siguri po talleni me mua…
E keni vërejtur që fëmijët nuk kanë aq prirje për humor? Nëse hidhërohet, bindeni se nuk keni dashur ta tallni. Humori është infektues.
Nëse në familje bëni shpesh humor, edhe në llogari tuajën, fëmija do të mësohet të qeshet më ngathtësitë e veta dhe nuk do të frikohet më nga vërejtjet tuja humoristike e nuk do të kompleksohet.
Këshillë: Mos i detyroni fëmijët më të mëdhenj gjithnjë të jenë në shoqëri me vëllanë ose motrën e vogël. /Telegrafi/