Modelet dhe yjet thonë se hanë gjithçka. Postojnë foto duke ngrënë hamburger, akullore, mëngjes me vezë e proshutë. Por nëse ka një gjë nga e cila nuk heqin dorë, ajo është sallata. Prandaj kanë trupin që kanë
Nuk bëhet fjalë për ca gjethe sallate me vaj e kripë, por për kombinime të shëndetshme e të ushqyeshme të këshilluara nga gurutë e dietave.
Beyoncé, për shembull, i hedh sallatës bajame të pjekura, Jennifer Aniston kastravec, Chrissy Teigen arra, Jessica Alba avokado…
Chrissy Teigen
Përbërësit: Lakër, qepë e kuqe, arra, djathë gorgonzola. Këtë recetë do ta gjeni në librin e gatimit “Chrissy Cravings”.
“Nuk mund të imagjinoj asnjë pjatë me të citën kjo sallatë nuk do të shkonte,” shkruan ajo.
Ajo i hedh arrave piper djegës, pastaj bën një salcë me vaj ulliri dhe uthull të verës së kuqe.
Beyonce
Përbërësit: Sallatë e gjelbër, kastravec, karota, alga nori, koriandër, borzilok, kopër, bajame të pjekura.
Kur Beyonce bënte dietën vegane prej 22 ditësh, kjo sallatë me barishte nga ‘kafe Gratitude’ ishte një nga të preferuarat e saj.
Si salcë ajo përdorte një përzierje me tahini, limon, vaj ulliri, hudhra dhe vaj susami.
Selena Gomez
Përbërësit: Mishi gjel deti, avokado, fasule të kuqe sipër sallatës së gjelbër.
Trajneri i Selenas, Amy Rosoff Davis prej shumë kohësh, preferon “sallatën e fuqisë” që përfshin të gjithë përbërësit më sipër të shoqëruar me një salcë shtëpie: uthull vere të kuqe, vaj ulliri, mustardë dhe lëng limoni.
Jennifer Aniston
Përbërësit: Bollgur, kastravec, majdanoz, gjethe mente, qepë e kuqe, qiqra, djathë feta, fëstëkë.
Aktorja e shpërndau këtë sallatë në faqen e kompanisë së saj të flokëve Living.
Përfshin këtë përbërje perimesh: në vend të sallatës së gjelbër ajo vë bullgurin si bazë me të gjitha përbërësit e përzierë.
Lily Aldridge
Përbërësit: Tofu, spec i kuq djegës, panxhar, karotë, brokoli, kinoa, sallata të ndryshme të gjelbra.
Një nga engjëjt e Victoria’s Secret ka të preferuar sallatën Spicy Sabzi, e pasur me këta përbërës të shëndetshëm e ndihmojnë atë të qëndrojë e bukur.
Jessica Alba
Përbërësit: Karotë, avokado, domate të vogla qershi, lëng limoni, vaj ulliri ekstra i virgjër.
Jessica Alba e quan këtë kombinim “një nga të preferuarat e saj”, madje postoi një video në rrjetet sociale duke e përgatitur këtë sallatë.
Çdo produkt pritet hollë dhe i hidhet salcë limoni dhe vaj ulliri për ta marinuar. E lehtë dhe e shijshme.
Gisele Bundchen
Përbërësit: Sallatë e gjelbër, domate të vogla, panxhar, brokoli, patate të ëmbël, kinoa, avokado, lakërishte.
Giselle dhe bashkëshorti i saj Tom Brady kanë një dietë strikte të njohur, dhe iu pëlqen të mburren për të.
Kjo recetë është bazuar në një Instastory që bëri supermodelja. Ajo duket se shmangu salcën.
Miranda Kerr
Përbërësit: Salmon i egër në skarë, spinaq, kopër, ullinj të gjelbër, domate, karotë.
Supermodelja i përgatit të gjithë këta përbërës të prerë hollë dhe i marinon me një salcë limoni për një drekë tipike të pasur me vitamina, antioksidantë, proteina dhe fibra.
Julia Roberts
Përbërësit: Proshutë, lakër brukseli, fëstëkë, djath Manchego, vezë pak të zier.
Ylli i filmave duket se hëngri këtë sallatë duke u shoqëruar me George Clooney dhe shokë të tjerë tek grilla e Napa Valley. Kishte një salcë me uthull vere të kuqe (dhe një porosi hamburgerash).
Kim Kardashian
Përbërësit: Spinaq, mish pule me limon në skarë, salcë me djathë feta.
Kim shpërndau këtë recetë së fundmi në një ditar ushqimi në profilin e saj.
Gjithashtu është adhuruese restorantit “Health Nuts” dhe një herë ajo tha se e preferuara e saj është sallata me gjoks të gjeldetit, mozzarella, domate, sallatë e gjelbër dhe fara luledielli sipër.
Khloe Kardashian
Përbërësit: Gjoks pute i grirë, xhenxhefil, karotë, avokado, dhe lakër.
Khloe dhe motrat e saj e frekuentojnë shpesh restorantin “Heatth Nut” në Los Angeles, i cili shërben të preferuarën e saj, sallatën kineze me mish pule.
Asaj i pëlqen të shtojë avokado dhe e shoqëron me çaj të ftohtë me mango.
Kate Hudson
Përbërësit: Rukola, shalqi, djathë feta, qepë.
Aktorja e famshme amerikane dhe themeluesja e Fabletics e mori këtë sallatë nga Ina Garten, drejtuese e programit Food Network dhe ish anëtare e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Kate e quan këtë sallatë një nga vaktet e saj të preferuara për të ngrënë në verë. /Telegrafi/