Site icon Telegrafi

Çfarë shkruajnë mediat kroate për Erën

Shqiptarja nga Kosova, Era Istrefi, është ylli i ri botëror që ka pushtuar top-listat. Kështu shkruan portali nga kroat dnevnik.hr që i ka shkruar një artikull asaj.

Artikulli është titulluar “Shqiptarja që e ka ngritur Serbinë në këmbë e pastaj e ka bërë botën për vete”.

Më poshtë është artikulli i plotë:

Shqiptarja kosovare Era Istrefi është ylli i ri botëror që ka pushtuar top listat. Pas incizimit të këngës ‘Bon Bon’, Era Istrefi as nuk e ka ëndërruar që kjo këngë do të behet hit botëror.

“Kam pritur që një ditë gjithë bota do ta dëgjojë këngën time, por jo këngën ‘Bon Bon’”, ka thënë këngëtarja.

Era ka nënshkruar kontratë me Ultra Rekords dhe B1 Rekords, kënga është e dëgjuar 32 milion herë në YouTube.

Patrick Moxey dhe Major Lazer kanë thënë se zëri i Erës është kombinim i Rihannas dhe Sias.

“Mendojmë që është super kombinimi Rihanna dhe Sia, mirëpo ajo që e bën interes është se është unike dhe kënga jep përshtypjen e Evropës Lindore dhe tingëllon pak orientale. Përzërja e saj Shqip dhe Angësht është shumë e veçantë, këtë nuk mund të krahasoni me asgjë në botë”, deklaron Mejor Lazer.

Moxey beson se ka tërhequr shumë vëmendjen e artistëve evropiane si bëhet me Omi dhe David Guetta në Amerikë, duke e përshkruar kontratën e saj nënshkrim për Ultra si një hap që me të vërtetë do të bëjë atë një hit në mbarë botën.

“Duke pushtuar botën, Kosova është bërë një objekt i ndarjes. Ajo ka bërë një vend në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar i Kishës Ortodokse Serbe. Videoja shfaqet në një këmishë transparente, dhe me të janë valltarë gjysmë-lakuriq. Këngëtarja ne Spot është vetëm një nga shumë blloqe pengues midis shqiptarëve dhe serbëve në vend të ndarë. Tempulli është ndërtuar në kulmin e luftës shqiptaro-serbe, 1998 në Prishtinë, dhe i projektuar nga arkitekti i famshëm serb Spasoje Krunic. Tempulli nuk përfundua kurrë. Këngëtarja e cila, pavarësisht nga ndarja në vendin e saj, asaj ju ofrua karriera ndërkombëtare dhe për këtë çështje thotë: ‘Jetoni ëndrrën tuaj’”, përfundon portali nga Kroacia. /21Media/

Exit mobile version