Site icon Telegrafi

Çfarë shkakton mungesa afatgjatë e magnezit?

Magnezi është një mineral i rëndësishëm që ndihmon në luftën kundër stresit të përditshëm, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për muskujt dhe sistemin nervor, si dhe ndikon në përqendrimin dhe gjumin

Ky mineral ndihmon për të kapërcyer pagjumësinë dhe për të përmirësuar gjumin. Gjithashtu ndihmon muskujt të relaksohen më shpejt.

Gjumi i shumë njerëzve shqetësohet nga dhimbjet dhe ngërçet në këmbë. Arsyeja më e zakonshme është mungesa e magnezit, i cili është gjithashtu i nevojshëm për relaksim, tkurrje të muskujve dhe lëvizje normale.

Ndikon në humor

Magnezi, veçanërisht në situata stresuese, ka një efekt të dobishëm në trup dhe në sistemin nervor në përgjithësi.

Marrja minimale ditore e këtij minerali është rreth 300 mg (trupi thith vetëm pak më pak se 200 mg). Niveli i lartë i magnezit gjithashtu nuk rekomandohet pasi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Burimet natyrore janë perimet me gjethe jeshile, bishtajoret, orizi me drithëra të plota, drithërat, soja dhe farat e lulediellit, arrat, produktet e qumështit, mishi, peshku, çokollata me një minimum prej 70 për qind kakao dhe kripë deti të papërpunuar.

Duhet të dini se edhe 50 deri në 70 për qind e këtij minerali humbet përmes përpunimit termik, dhe deri në 40 për qind përmes ngrirjes së ushqimit.

GettyImages

Disa ushqime e “vrasin” magnezin

Mungesa e magnezit shkaktohet gjithashtu nga konsumimi i tepërt i alkoolit, kafesë dhe marrja e tepërt e sheqerit të rafinuar.

Mungesa afatgjatë e magnezit manifestohet me spazma të muskujve, një ndjenjë mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash. Marrja e rekomanduar ditore e magnezit për një grua të rritur të shëndetshme është 350 mg në ditë, ndërsa për një burrë të rritur, gratë shtatzëna nevojiten 450 mg.

Është vërtetuar se magnezi ndikon drejtpërdrejt në humor dhe nëse nuk mjafton, shkakton ankth dhe depresion. Ndikon drejtpërdrejt në ekuilibrin e çlirimit dhe pranimit të hormonit të lumturisë, serotoninës, dhe vetëm kur kemi mjaftueshëm, ndihemi të ekuilibruar. /KP

Exit mobile version