Site icon Telegrafi

Çfarë saktësisht duhet të prisni nëse sëmureni me grip tani: Më e keqja është dita e dytë

Këto simptoma nënkuptojnë se duhet të shkoni te mjeku

Dëgjoni këshillat e ekspertëve në lidhje me parandalimin dhe trajtimin e gripit.

Disa simptoma janë një sinjal se duhet të shkoni te mjeku. Nëse nuk keni mundur t’i shmangni ftohjet dhe gripin këtë sezon, bëni çmos që t’i trajtoni simptomat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mos nxitoni t’u ktheheni detyrave tuaja të përditshme derisa të jeni të sigurt se jeni të shëndetshëm dhe të gatshëm.

Disa nga simptomat e gripit që kanë shumica e njerëzve janë ethe, kollë, dhimbje koke, ngritja e temperaturës, pagjakësi rrjedhje ose bllokim i hundës dhe humbje e oreksit. Disa njerëz mund të përjetojnë nauze, të vjella ose diarre. Shumica e simptomave shfaqen papritur, thotë Dr. Shivanjali Shankaran nga Universiteti i Çikagos, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, ju mund të jeni ngjitës për një periudhë të caktuar përpara se të shfaqen simptomat:

“Ju e përhapni virusin në momentin që e ‘merrni’, por mund të kalojnë deri në 24 orë para se të ndjeni simptomat e para”, thekson mjeku dhe shton se nëse e dini se keni qenë në kontakt të ngushtë me një person që mund të keni grip, duhet të mendoni se si t’i mbroni njerëzit përreth nga infeksioni i mundshëm.

Është e njohur se personat që infektohen me grip duhet të qëndrojnë në shtëpi, të pushojnë, të kujdesen për dietën e tyre, të marrin medikamente të përshkruara dhe të pinë shumë lëngje.

“Të rriturit mund të marrin qetësues të ftohjes pa recetë,” tha Dr. Shankaran. Megjithatë, duhet të takoni mjekun, nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

▪ gulçim,
▪ vështirësi në frymëmarrje,
▪ dhimbje gjoksi,
▪ marramendje,
▪ vështirësi të tjera neurologjike.

Lexo po ashtu Si ta mbani gripin larg vetes, tani që është mjaft i pranishëm

Fazat e gripit

Nga infeksioni në shërim, trupi juaj do të kalojë nëpër disa faza. Faza e parë është e ashtuquajtura “dita zero”, periudha kur personi infektohet, e quajtur ndryshe edhe periudha e inkubacionit. Gjatë tij, virusi shumëfishohet, ndërsa simptomat nuk janë të dukshme. Doktor Shankaran shprehet se kjo periudhë mund të zgjasë deri në 4 ditë. Pas kësaj, kur ndjeni simptoma, konsiderohet dita e parë e gripit. Më pas mund të zgjoheni me hundë të mbytur ose të ndiheni të lodhur. Në fund të ditës së parë ose në fillim të së dytës, simptomat mund të jenë më të forta dhe më të dukshme. Gjatë ditës së dytë, simptomat zakonisht manifestohen plotësisht. Mund të ndjeni temperaturë të ndjekur nga kollë, hundë të mbytur dhe dhimbje trupi. Gjithashtu, mund të shfaqen simptoma më të rënda si nauze, të vjella dhe diarre. Gjatë ditës së tretë, simptomat janë zakonisht shumë të vazhdueshme. Të infektuarit ende ndjejnë dhimbje koke, kollë, hundë të zëna dhe të ngjashme.

Lexo po ashtu Çorapet me uthull, janë ndihmesë e madhe në shërimin e gripit

Disa njerëz ndjejnë lehtësim që në ditën e katërt, ndërsa të tjerëve u duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Varet nga gjendja e organizmit të personit të infektuar. Megjithatë, “midis ditës së pestë dhe të shtatë, shumica e njerëzve shohin shërim”, thotë Dr. Shankaran. Gjatë ditës së gjashtë dhe të shtatë ndiheni shumë më mirë dhe nuk keni më simptoma të theksuara. Megjithatë, mjeku këshillon që t’u ktheheni aktiviteteve të zakonshme gradualisht, derisa të jeni plotësisht të sigurt se jeni mirë dhe se nuk keni pasoja pas infeksionit. Ndonjëherë ndodh që “ndërsa jeni duke u shëruar nga gripi, të merrni edhe një infeksion bakterial”, të cilin duhet ta trajtoni me antibiotikët e përshkruar. /Telegrafi/

Exit mobile version