Site icon Telegrafi

Çfarë rikthimi i Donald Trumpit – Dikur e quante ‘plehër’ Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Si president amerikan, Donald Trump pushtonte ballinat e mediave duke thënë se kriptovalutat nuk kanë vlerë dhe se janë plehra.

Ai deklaronte se asetet e kriptovalutave ndihmuan në lehtësimin e tregjeve të paligjshme nëntokësore, raporton cnn.

“Ne kemi vetëm një monedhë reale në SHBA dhe ajo është më e fortë se kurrë”, shkroi Trump në Twitter në vitin 2019 dhe shtoi se “ajo quhet dollari i Shteteve të Bashkuara!”

Megjithatë të shtunën, 78-vjeçari do t’i drejtohet mbledhjes më të madhe vjetore të industrisë së kriptomonedhave në Nashville, jo si një cinik, por tani si një nga mbështetësit më të mëdhenj – kulmi i një ndryshimi total mbi këtë çështje gjatë ofertës më të fundit të ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo po ashtu Donald Trump e quan Bitcoinin një 'mashtrim ndaj dollarit amerikan'

Pavarësisht historisë së fundit shqetësuese të kriptomonedhës dhe rezervave të së kaluarës, Trump ka përqafuar plotësisht zhurmën dhe shpresat e industrisë së sapolindur, shkuan cnn.

Ai ka sulmuar përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rregulluar industrinë pa pranuar skemat masive të mashtrimit që kanë shkatërruar besimin e publikut në monedhat digjitale.

Dhe ai është zotuar si president se do ta bëjë më të lehtë për kompanitë e minierave të kriptomonedhave operimin në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, fushata e republikanit tani pranon donacione në bitcoin – dhe ka mbledhur rreth 4 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version