Është një nga ato pijet që shumëkush e konsumon me qejf, të tjerë të detyruar e persona të tretë nuk e konsumojnë fare sepse janë intorelantë ndaj tij!
Po flasim për qumështin dhe besojmë se kemi të drejtë! Sepse për disa njerëz ai shkakton alergji, ndërsa për të tjerë nuk është i shëndetshëm.
Prandaj, vitet e fundit kanë shpërthyer alternativat e tjera të ngjashme me qumështin në vlerat ushqimore apo në shije. Cilat janë ato?
Qumështi i sojës
Nga pikëpamja ushqyese, qumështi i sojës është ai që i afrohet më shumë qumështit të lopës. Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se soja është një burim i shkëlqyer i proteinave të plota.
Soja është një mundësi e shkëlqyeshme nëse produktet e qumështit shmangen dhe dëshirohet një pije me bazë qumështi me proteina të lartë.
Qumështi i tërshërës
Shumë ushqyese, tërshëra është natyrisht e ëmbël dhe e pasur me karbohidrate. Ajo përmban disa fibra të tretshme që e bëjnë atë pak kremoze. Fibrat e tretshme thithin ujin dhe shndërrohen në xhel gjatë tretjes.
Mund të ndihmojë gjithashtu në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Për më tepër, fibra e tretshme në qumështin e tërshërës mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit.
Qumështi i bajames
Qumështi i bajames prodhohet duke zhytur bajamet në ujë dhe më pas duke i trazuar dhe filtruar. Është një alternativë e shijshme e qumështit për ata që nuk e tolerojnë atë, perfekt edhe nëse jeni alergjik ndaj arrave.
Qumështi i bajames është i ulët në kalori dhe përmban më pak karbohidrate sesa qumështi i lopës, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë nëse ndiqni një dietë me karbohidrate të ulët. Burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E antioksiduese, është i ulët në proteina dhe shumë lëndë ushqyese të tjera.
Qumështi i kokosit
Qumështi i arrës së kokosit shtrydhet nga tuli i bardhë i kokosit, ka një shije të këndshme dhe është një alternativë e mirë për qumështin. Shumica e qumështit të arrës së kokosit të paketuar në kartona është e përzier me ujë për të dhënë një qëndrueshmëri të ngjashme me atë të qumështit të lopës.
Gjithashtu ka më pak proteina sesa qumështi i bajames, por shumë marka shtojnë disa lëndë ushqyese. Përmban më shumë yndyrë se qumështet e bimëve të tjera dhe disa janë pasuruara me lëndë ushqyese si vitamina B12, D dhe A, si dhe disa minerale. /Telegrafi/