Site icon Telegrafi

Çfarë pritet të ofrojë super jahti Made in Kosova që prezantohet nesër në Gjakovë?

Nesër mbi ujin e Liqenit të Radoniqit, Koshi Group do ta prezantojë super jahtin e parë Made in Kosova!

Teksa pamjet e para tregojnë se bëhet vërtet fjalë për super jaht, ne nuk mund të mendojmë gjë tjetër pos se çfarë do të ofrojë barka e parë e prodhuar në Republikën e Kosovës.

Sipas informacioneve të deritanishme, flitet se jahti i emëruar “Interstellar” do ta ketë një shpejtësi marramendëse nga motori prej 900 kuajve fuqi.

Detajet e fibrave të karbonit pritet që t’ia rrisin vlerën Interstellar-it duke i dhënë një pamje luksoze.

Veç tjerash, Interstellar pritet të ketë një teknologji të avancuar moderne, rehati e performancë të jashtëzakonshme, për çka pritet ta synojë tregun ndërkombëtar me një vlerë marramendëse.

Lexo po ashtu Të mërkurën, në Gjakovë prezantohet super jahti INTERSTELLAR, prodhuar në Kosovë

Ndonëse detajet për super jahtin Interstellar ende nuk janë të sigurta, nesër, nga ora 10:30, në faqet e Telegrafi.com dhe Koshi Group ju mund ta ndiqni LIVE prezantimin dhe t’i mësoni të gjitha detajet!

Exit mobile version