Telegrafi

Çfarë preferoni më shumë – vithe apo gjoks? Ja çfarë thotë kjo për ju

dreamstime

Autorët e blogut Gene Expression gjetën një studim interesant nga viti 1968

Studiuesit donin të shihnin nëse kishte një lidhje midis preferencave të trupit në seksin e kundërt me disa karakteristika të tjera.

Këto janë përfundimet e tyre shkurtimisht.

Karakteristikat e meshkujve që preferojnë gjoksin

Meshkujt që preferojnë gjoksin e madh dalin më shpesh në takime, kanë interesa ‘mashkullore’ dhe ndjekin më shpesh sportet. Ata kanë nevojë për kontakte të vazhdueshme heteroseksuale dhe pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes në shoqëri. Meshkuj të tillë janë të pavarur, ka më shumë mundësi që të jenë duhanpirës dhe kanë më pak qëndrueshmëri në kryerjen e detyrave rënda fizike.

Meshkujt që preferojnë gjoks më të vogël janë mesatarisht në një pozicion më të mirë financiar se ata që preferojnë gjoks më të madh, transmeton Telegrafi.

Karakteristikat e meshkujve që preferojnë të pasmet

Të pasmet e mëdha preferohen nga meshkujt që pëlqejnë rregullin, organizimin dhe rregullsinë. Si rregull, ata janë më të arsimuar, por janë edhe të varur nga të tjerët.

Ata janë më të prirur të ndihen fajtorë dhe të ndryshojnë më shpesh qëndrimet e tyre, por kanë një nevojë më të madhe për vetë-realizim dhe përpiqen për sukses në biznes. /Telegrafi/