Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë të enjten Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mogherini vjen në Maqedoni pasi lideri i LSDM-së kërkoi mandatin nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, për të bërë qeveri. Mogherini e gjen Maqedoninë në një krizë politike të thellë, ku tonet antishqiptare janë rritur skajshmërisht, sidomos kundër zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe.
Paraprakisht, eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, deklaroi se pret që Ivanovi t’ia jep mandatin Zoran Zaevit./Telegrafi/