Zyrtarisht rreth katër muaj më parë zyrtarë të ushtrisë shqiptare deklaruan se në Çekin të Gramshit e cila është zonë ushtarake, nuk ka asgjë të rëndësisë së veçantë.
Kjo deklaratë u bë mbrëmjen kur shtetasit rusë, Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fadir Aplatov, të cilët u përleshën me dy ushtarët që kryenin shërbimin në depot e ushtrisë në këtë zonë, tentuan të hynin në ambientet e brendshme.
Por, mbrëmjen e sotme blinda të ushtrisë dhe mjete të tonazheve të rënda duken në pamje që transportojnë materiale të rëndësishme nisur edhe nga blindat që duken në pamje, të cilët i shoqërojnë teksa dalin nga fshati Çekin në qytetin e Gramshit. /Abcnews.al/