Telegrafi

Çfarë po shihni në këtë peizazh, liqenin apo një mur? (Foto)

Kohëve të fundit, janë përhapur në internet shumë fotografi me iluzione optike, duke bërë që shikuesit të jenë konfuz dhe të mos mund t’i besojnë syve.

Në radhën e gjatë të këtyre pamjeve që ngacmojnë shikimin, është edhe ky peizazh që e tregon malin e gjelbëruar, që ndodhet sipër një ‘liqeni’, përcjell Telegrafi.

Apo është një mur?

Po që se shikoni me shumë kujdes, do të shihni se është një mur, afër së cilit janë rritur shkurret.

“Nëse e keni parë liqenin, mos u brengosni. Ju shikoni mirë, por është një fotografi që të ngatërron”, është një nga komentet që ka marrë ky imazh. /Telegrafi/