Telegrafi

Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Në rrjetin social Reddit është postuar një fotografi bizare, që duket sikur vezë e fërguar, por në fakt është vetëm një mace që ka një portokall në shpinë.

Imazhi që është shpërndarë shumë herë, është komentuar se mund të ketë ndërhyrje me efekte kompjuterike, transmeton Telegrafi.

Nëse shikohet me vëmendje vërehen veshët dhe këmbët e kafshës, si dhe formën e pemës me lëkurë të lëmuar.

Kjo ka bërë që macja që duket si vezë e fërguar, të bëhet pjesë e shumë editimeve. /Telegrafi/