Site icon Telegrafi

Çfarë po përzien Gjiko – ide si do të duket klipi i ri (Foto/Video)

Reperi që tashmë ka zënë vend në skenën shqipe të hip-hopit, Gjiko, është duke xhiruar videoklipin e ri.

“Mos ma përzij” quhet projekti i ri që do të sjellë ai, ndërsa xhirimet është duke i realizuar MaxProduction.

Kënga është e realizuar nga RedBox, ndërsa ‘beat-in’ e ka bërë vëllai i reperit, BigBang, krijuesi i shumë hiteve – njofton Telegrafi.

Më poshtë jua sjellim një fotografi nga xhirimi i klipit.

 

Ndryshe, kënga e fundit që ka publikuar Gjiko është “Hajt Hajt” që deri më tani ka arritur tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version