Telegrafi

Çfarë po përpiqet të bëjë kjo mace – disa mendojnë se asaj i kanë mbetur edhe tetë jetë

Thonë se macja ka “nëntë jetë”, ndaj sërish nuk e kuptojmë se çfarë rreziku është ekspozuar.

Nuk duam të bëjmë shaka të vrazhda, por nuk ka asnjë shpjegim se çfarë ndodhi me kafshën që u filmua në mes të një rruge të ngarkuar. A donte të largohej nga kjo botë?!

Në fillim, një mace e bardhë vëzhgon ngjarjet rreth saj, dhe pastaj në mënyrë interesante i afrohet autobusit dhe ulet para timonit të përparmë!

Nëse një nga kalimtarët nuk do ta kishte paralajmëruar shoferin, kafsha do të kishte ngordhur, pavarësisht se sa jetë i kishte mbetur.

Një kalimtar e mori dhe e vendosi sërish në trotuar, por nuk e dimë se çfarë ndodhi më pas sepse videoja u ndërpre.

Përdoruesit e platformës ItemFix, ku janë publikuar pamjet, kanë komentuar skenën e pazakontë.

“Problemi është kur një mace dëshiron të bëjë vetëvrasje, duhet ta bëjë nëntë herë”, “Tani ka një jetë më pak”, lexojnë disa nga mesazhet humoristike. /Telegrafi/