Site icon Telegrafi

Çfarë po paralajmëron Blerina Kllokoqi-Rugova më 1 korrik?

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, është një nga kreatoret më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo çfarë vërehet së fundmi në llogarinë e stilistes së njohur në Instagram, është fakti se ajo ka fshirë shumë nga postimet e saj, duke lënë vetëm një fotografi.

Në të njëjtën, Kllokoqi-Rugova ka shpërndarë në InstaStory një fotografi, ku shkruhet “1 korrik”.

Ajo nuk ka bërë të ditur se çfarë është duke sjell konkretisht në këtë datë, duke lënë në pikëpyetje një numër të madh ndjekësish.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

Se a bëhet fjalë për koleksion të ri veshjesh apo ndonjë bashkëpunim në fushën e modës, apo për krejt diçka tjetër, kjo mbetet të shihet në datën e lartpërmendur. /Telegrafi/

Exit mobile version