Është plasuar në YouTube një video, ku shihet një i ri që e hedhë një top në pasqyre dhe e kapë sërish.
Djaloshi me bluzë të bardhë, që ka një shprehje nervoze në fytyrë, e hedhë topin e gjelbër teksa regjistron me telefon.
Në fillim duket se gjithçka është në rregull, por më pas krijohet një ndjenjë e pakuptueshme.
“Kjo video po ma lëndon trurin”, “a jam i vetmi që nuk po kuptoj çfarë po ndodhë”, janë dy nga pyetjet që kanë marrë më së shumti pëlqime, transmeton Telegrafi.
“Janë dy njerëz, sigurisht binjak identik, që i hedhin topin njëri-tjetrit” ka qenë një koment, që i japë dimension tjetër videos.
Meqenëse nuk ka ndonjë përshkrim, mbetet të shihet nëse është vetëm reflektimi i pasqyrës, apo ndonjë mashtrim optik. /Telegrafi/