Site icon Telegrafi

Çfarë po ndodh me vrimën gjigante në shtresën e ozonit?

Vrima gjigante në shtresën e ozonit të Tokës nuk do të mbyllet plotësisht për më shumë se gjysmë shekulli, por shkencëtarët e NASA-s kanë dëshmi se vrima po zvogëlohet.

Në fillim të viteve 1980, shkencëtarët zbuluan se spërkatjet për flokë, gjërat e ftohta dhe kimikatet e tjera lirojnë substanca që mund të dëmtojnë dhe në fund të shkatërrojnë ozonin.

Në fakt, klorofluorokarbonet (CFC) në fund të rrugës së tyre takohen me molekulat e ozonit, dhe rrezatimi diellor liron gazin e klorit nga CFC. Nën ndikimin e klorit, molekulat e ozonit treten, dhe prej tyre krijohen molekulat e zakonshme të oksigjenit. Në këtë mënyrë shkatërrohet shtresa e ozonit, transmeton KosovaPress.

Duke përdorur të dhënat satelitore nga viti 2005 – 2016, shkencëtarët e NASA-s kanë përcaktuar se nivelet e klorit në shtresën e ozonit janë ulur me pothuajse 1 për qind çdo vit.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë qenë në gjendje të matin përbërjen kimike brenda vrimës së ozonit dhe të vëzhgojnë zvogëlimin e saj. Ky është një lajm i mirë për njerëzimin, por shkencëtarët theksojnë se është e nevojshme të kalojë dekada që vrima e ozonit të zhduket plotësisht.

“Klorofluorokarbonet (CFC) mund të jetojnë 50 deri në 100 vjet dhe të qëndrojnë më gjatë në atmosferë. Prandaj, kur flasim për vrimën e ozonit, ajo do të zvogëlohet deri në vitin 2080, dhe atëherë do të bëhet një vrimë e vogël,” tha Ann Douglas, shkencëtar dhe bashkautor i studimit.

Rezultatet u botuan në revistën shkencore Geophysical Research Letters.

Ndryshe, vrima e ozonit ishte më e madhe në vitin 2000, kur ishte e gjerë rreth 30 milionë kilometra katrorë.

Exit mobile version