Telegrafi

Prezantuesja Blerona Zeqiri shfaqet më ndryshe (Foto)

Prezantuesja e njohur e ekranit RTV 21, Blerona Zeqiri, është shquar gjithmonë për format e saj trupore, duke u cilësuar si ndër prezantueset më atraktive.

Të gjithë tashmë i dinë ndryshimet që janë bërë kohëve të fundit në RTV 21, ku pas largimit të prezantuesit të njohur Labinot Gashit nga emisioni i tij “1 kafe me Labin”, Blerona dhe Visar Kalludra, njëherit ish-asistentët e tij në të kaluarën, kanë ‘konvertuar’ emisionin e mëparshëm me emrin “1 kafe prej shpisë”.

Ky emision po vazhdon të transmetohet çdo të diel, ndërsa tani Visari dhe Blerona janë dy figurat që publiku i sheh vazhdimisht gjatë fundjavës në ekran.

Lexo po ashtu Labi: Pagesa ishte arsyeja e largimit (Video)

Por, kur jemi te prezantuesja, duket se së fundmi ajo nuk është në formën e saj më të mirë sa u përket linjave.

Kjo pasi ajo duket se ka shtuar në peshë dhe në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dhe në transmetimet direkt të emisionit, shfaqet më ndryshe.

Sido që të jetë, ajo vazhdon të jetë ndër prezantueset më të ëmbla të të dielave për publikun. /Telegrafi/

Blerona Zeqiri ka shtuar shumë në peshë. Foto nga Instagram.