VIDEO
Diçka interesante po ndodh në KFC Kosova, e që nuk është parë më herët.
Persona të maskuar janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe kjo ka ngritur shumë pikëpyetje se kush mund të jenë ata – hajdutë apo diçka tjetër?
Por, sipas burimeve të sigurta, nuk bëhet fjalë për hajna, por për klientë të KFC-së me maska të zeza.
Kjo për shkak se duke filluar nga sot (18 maj) hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës dhe KFC Kosova ka hapur 9 pika me shërbimin “Take Away” dhe “Drive Thru”, ndërkaq pikërisht këto pika janë mbushur me klientë të cilët janë duke i respektuar masat e sigurisë, njësoj sikurse edhe stafi i KFC Kosova.
Pikat të cilat janë hapur për t’jua ofruar ushqimet e preferuara janë:
1. KFC Prishtinë, Pejton
2. KFC Prishtinë, Çagllavicë Drive Thru
3. KFC Prizren Drive Thru
4. KFC Peja Drive Thru
5. KFC Gjakova
6. KFC Fushë Kosovë, Bresje
7. KFC Gjilan
8. KFC Mitrovica
9. KFC Ferizaj Drive Thru
Masat e sigurisë
Fansat e KFC do ta kenë mundësinë ta vizitojnë pikën më të afërt të KFC dhe të marrin produktin e tyre të preferuar, mirëpo nuk do të lejohet që të qëndrojnë dhe të ushqehen në hapësirat e restorantit KFC.
Si masë sigurie, ekipa e KFC do të qëndrojë tek hyrja dhe vetëm 5 persona do të lejohen brenda hapësirës në të njëjtën kohë.
Standardet e pastërtisë brenda kuzhinës dhe brenda hapësirës se restorantit KFC do të mbetën ato të përditshmet, ku aplikohet zero tolerancë ndaj papastërtisë.