Dita e sotme në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit, Anibar 2024 ka filluar me shumë aktivitete dhe po vazhdon me entuziazëm.
Kjo është një ditë e mbushur me punëtori dhe shfaqje filmash që po tërheqin një numër të madh pjesëmarrësish dhe adhuruesish të animacionit.
Disa nga aktivitetet të cilat po zhvillohen përfshijnë:
Punëtori:
● Mastering Video-Mapping Techniques me Jules Camille Huvig
● Comic Fanzine me Marko Djeska
● Paper Cut Music Video me Djellza Bullaku
● Hands Hands – An Advanced Puppet Making and Stop-Motion Workshop me Thomas Volda
Shfaqje filmash:
● Young Audience Competition 1 në Jusuf Gërvalla Cinema, duke përfshirë filma si “Musica Quarantena” dhe “The Big Girl”
● VR Program në Art Gallery
● Panorama Out of Competition 1 dhe Special Program: Monstruosas në Jusuf Gërvalla Cinema
● Human Rights Competition 1 me filma si “COLD SOUP” dhe “chicken”
● International Competition 1 në Lake Cinema
● Student Competition 1 në Cubes Cinema
Aktivitete të tjera të rëndësishme:
● Coffee and Talks: Një mundësi për të takuar regjisorët në Exit Bar
● Open Panel Discussion në Art Gallery
● Launching of the “Genesis” project me bashkëpunimin e Ambasadës Franceze në Kosovë dhe pritje
Pas aktiviteteve të ditës, të gjithë të ftuarit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në after-party (pas-ndejën) që do të mbahet në Lake Cinema nga ora 23:00 deri në 02:00, me performanca nga
The Milk Snatchers dhe ERAH.
Anibar 2024 vazhdon të sjellë frymëzim dhe argëtim përmes programit të tij të pasur dhe të larmishëm. Ne mirëpresim pjesëmarrësit që të bashkohen me ne në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm artistik.