Site icon Telegrafi

Çfarë po ndodh me Messin? Pse ai u zëvendësua pas pjesës së parë në ndeshjen PSG-Lille

Mauricio Pochettino zëvendësoi Lionel Messin pas pjesës së parë në ndeshjen e Paris Saint-Germain që e fitoi ndaj Lille me rezultat 2-1.

Mysafirët kishin kaluar në epërsi pas pjesës së parë me Jonathan David.

Me Kylian Mbappe që ishte jashtë fushës, shkaku i infeksionit të veshit, hundës dhe fytit, Messi e nisi në sulm me Angel Di Marian dhe Neymarin, por PSG nuk ishte efektive në sulm në pjesën e parë.

Pas 45 minutash, kur lojtarët u kthyen në fushë u vërejt mungesa e Leo Messit.

Sipas L’Equipe, Pochettino vendosi të zëvendësojë bashkatdhetarin e tij me Mauro Icardin si masë paraprake, pasi kapiteni i Argjentinës vuante nga një problem muskulor në ditët e fundit.

Messi u përpoq të kombinohej me shokët e tij, por nuk ishte i rrezikshëm edhe aq.

Ai kishte një goditje, por që përfundoi jashtë portës.

Ekzaminimet do të tregojnë në ditët në vijim se do të mungojë Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version