Telegrafi

Çfarë po ndodh me mbrojtësin më të shtrenjtë në histori – Gvardiol nuk ka luajtur në tre ndeshje radhazi

Manchester City dhe Bournemouth do të luajnë ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier nga ora 18:30, ndërsa trajneri, Pep Guardiola, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Josko Gvardiol për ndeshjen e katërt radhazi.

Mbrojtësi kroat humbi tri ndeshje për shkak të lëndimit të ligamentit të kyçit të këmbës, ku nuk luajti kundër Copenhagës (3-1) në Ligën e Kampionëve, Chelseat (1-1) dhe Brentford (1-0) në kampionatin anglez.

Për Gvardiol, ndeshja e fundit ishte më 10 shkurt kundër Evertonit (2-0).

Manchester Evening News raportoi se rikuperimi i kroatit po përparon mirë dhe ai duhet të jetë gati për derbin e Manchester United më 3 mars.

Trajneri Guardiola zbuloi javën e kaluar se mbrojtësi i tij mund të mungojë dy deri në tre javë.

Lexo po ashtu Mungesa e Gvardiol dhe Kovacic, Guardiola tregon se kur do të rikthehet dyshja kroate

Gvardiol deri më tani ka bërë 27 paraqitje në sezonin e tij të parë në Manchester City, kryesisht si anësor i majtë, edhe pse ai zakonisht është qendërmbrojtës.

Ai erdhi në klub në verën e vitit 2023 nga RB Leipzig në një transferim prej 90 milionë eurosh, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. /Telegrafi/