Telegrafi

Çfarë po ndodh: Marina u shmanget pyetjeve për Getin (Video)

E mbajtën për shumë kohë larg mediave lidhjen e tyre.

Por, edhe pasi gjithçka u bë publike, ani pse fotot që postojnë në rrjete sociale janë të shumta, Geti dhe Marina po qëndrojnë larg paraqitjeve publike së bashku, e për intervista as që mund të flitet.

Në “Top Music Awards”, Marina ishte e shoqëruar nga motra e saj, Luana, dhe jo nga Geti.

Në një prononcim të shkurtër për KTV-në, ajo fillimisht foli për këtë ngjarje muzikore dhe menjëherë u largua, duke mos pritur pyetjen se pse Geti nuk ishte me prezantuesen.