Site icon Telegrafi

Çfarë po ndodh më Lirën Turke?

Lira turke ka pësuar një rënie drastike duke kapur nivelin e saj më të ulët në shtatë muaj, më një zbritje prej 0.7% në vlerën e 6.0048 për dollar.
Humbjet e monedhës turke erdhën edhe si pasojë e shitjeve masive globale pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi të rriste tarifat doganore me Kinën.

Autoriteti më i lartë i zgjedhjeve në vend do të prononcohet këtë fillim jave në lidhje me kërkesën e Partisë qeverisëse AK, për të ri përsëritur zgjedhjet komunale të marsit në Stamboll, ku ajo pësoi një humbje të ngushtë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ditën e shtunë, u bëri thirrje autoriteteve që të organizojnë zgjedhje të reja në metropolin më të madh të vendit, shkruan Blomberg.

Mundësia zgjedhjeve të reja ka ndikuar shumë në kërkesën për asete në lira turke.

Investitorët thonë se kjo mund t’i hapë rrugë tensionit politik, masave ekonomike populliste që do të shtynin më tej reformat kyçe strukturore që nevojiten për të ndihmuar ekonominë si dhe do të dëmtonin qëndrimin demokratik të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version