Angelina Jolie nga Brad Pitt do të përballen me gjykatat amerikane jo vetëm për shkurorëzim.
Policia e Los Angeles, përkatësisht Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbime familjare janë duke hetuar rreth abuzimeve fizike dhe psikike ndaj fëmijëve, shkruan TMZ.
Dëshmitarët thonë se pas aterrimit të aeroplanit, Pitt filloi t’i bërtas fëmijëve dhe në një rast ka goditur me shuplakë në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Pitt dhe Jolie besohet tashmë se janë intervistuar nga shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe hetimet janë në vazhdim e sipër.
Një burim i afërt me Pitt tha për TMZ se “Ai e merr këtë çështje shumë seriozisht dhe pohon se nuk ka kryer ndonjë abuzim ndaj fëmijëve”.
Kujtojmë se Jolie ka paraqitur tashmë kërkesën për shkurorëzim, duke përmendur dallimet e papajtueshme. Çifti ka qenë së bashku për 12 vjet dhe kanë gjashtë fëmijë. /Telegrafi/