12 muaj më parë Jamie Vardy shkoi emrin e tij në histori të Ligës Premier duke shënuar 11 gola në po aq ndeshje.
Të tjerat janë gjëra pastaj janë si ëndërr: Triumfi i Leicesterit, filmi në Hollywood, pjesëmarrja dhe goli në Euro 2016, refuzimi i Arsenalit, ndejat pa kufi etj.
Por ky nëntor nuk ka ardhur aq i bukur për Vardyn që pas 11 ndeshjeve ka shënuar vetëm dy herë.
Djaloshi që çmendi të gjithë sezonin e shkuar me futbollin e tij nga ardhja e ligat e ulëta dhe kthimi në një lojtarë klasi botëror, këtë vit po ka vështirësi.
Me dy gola në 15 ndeshje është një mesatare prej një sulmuesi që vjen në Ligën Premier nga Fleetwood, Halifax ose Stocksbridge Park Steels.
Edhe në Ligën e Kampionëve pas aktor ndeshjes Vardy nuk ka gol.
Mediat angleze shkruajnë se ai ka bërë gabim që ka refuzuar ofertën e Arsenalit.
Derisa Leicester kërkon sulmuesin e saj që shënoi vitin e shkuar 24 gola, Liga Premier ka marr kahe tjetër dhe skuadra e Vardyt nuk cilësohet më favorit as për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/