Telegrafi

Çfarë po ndodh me Hillaryn? Përsëri përballët me vështirësi! (Video)

Pamjet në një video të publikuar së fundmi tregojnë kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton e cila gjendet në vështirësi, derisa tentonte të ngjitej në podium.

Një video e publikuar në Twitter, shfaq 69-vjeçaren e cila ka nevojë për ndihmën e një asistenti për tu ngjitur në podiumin e vogël, lartësia e të cilit arrin në rreth 45 centimetra, transmeton Telegrafi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, videoja është bërë në një miting fushate të mërkurën në Lake Worth, Florida, derisa Clinton u ngjit aty për tiu drejtuar masës.

Ky incident është vetëm i fundit në një varg incidentesh që kanë nxitur shqetësime për shëndetin e Hillary Clinton. /Telegrafi/