Endrick nuk është paraqitur për Real Madridin në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Pavarësisht mungesës së minutave, Endrick mbetet i fokusuar për të pasur sukses në Real Madrid dhe nuk ka ndërmend të largohet së shpejti.
Sigurisht jo në janar, dhe jo në huazim. Nuk është e lehtë për një adoleshent të marrë minuta të rregullta në Real Madrid, prandaj Endrick ka arritur vetëm 54 minuta nga 7 paraqitjet e tij deri më tani, raporton AS.
Por braziliani ka ende dy gola dhe një asistim deri më tani në këtë sezon.
Real Madridi nuk do të luajë më deri në javën e ardhshme kur do të rikthehet në Ligën e Kampionëve kundër Milanit.
Endrick do të shpresojë të bind Carlom Ancelottin për disa minuta, në mënyrë që të vazhdojë të dëshmojë cilësitë e tij. /Telegrafi/