Ish-presidentja Atifete Jahjaga, që jo rrallë herë vizitoi SHBA-të, po vazhdon të jetë e zënë edhe pse mandatin e saj si e para e vendit e përfundoi.
Jahjaga ka paralajmëruar vizita në shumë prej vendeve që dikur i vizitoi si presidente, përfshirë edhe Washingtonin.
“Merr ftesa për samite dhe konferenca të ndryshme jashtë Kosovës por edhe në Kosovë po mirret me aktivitete. Muajin e kaluar ka qenë në Jordani dhe tash është në pritje të një udhëtimi tjetër në Washington”, njoftojnë nga zyra e Jahjagës, njofton Klan Kosova.
Përveç zyrës, Jahjaga ka të punësuar edhe një staf që me ligj i takon çdo ish-presidenti për tre vjet pas daljes në pension.
“I ka dy këshilltarë, asistenten e vetë dhe mbrojtjen e afërt”.
Bazuar në ligjin për Presidentin në nenin e 19 thuhet që “Presidenti pas përfundimit të mandatit ka të drejtën e pensionit që është 70 për qind e pagës që merr Presidenti aktual”.
Vec kësaj e benefiteve të tjera që i gëzon Jahjaga ajo së bashku me bashkëshortin kanë të drejtën e përdorimit të pasaportës diplomatike për tërë jetën.