Telegrafi

Çfarë po kërkonte kjo lopë në plazhin e Sarandës?! (Video)

Kafsha e gjorë në kërkim të ushqimit, ka marrë gabimisht një rrugë, e cila e ka nxjerrë në një pjesë të pjerrët shkëmbore.

Lopa është përpjekur që të ngjitet lart, por pjerrësia e shkëmbit ishte shumë e madhe, duke ia bërë të pamundur ngjitjen.

Të shumtë ishin pushuesit që lanë gjithçka dhe po shikonin se çfarë do të ndodhte me lopën.

Pas disa tentativash të njëpasnjëshme, lopa më në fund rrëzohet, rrëshqet deri në fund të shkëmbit dhe bie në det nga një lartësi rreth 4-5 metra.