Telegrafi

Çfarë po kërkonte ariu në mes të autostradës!? (Video)

Dukej njësoj sikur po bënte autostop dhe nga prania e tij në mes të autostradës makinat megjithëse me shpejtësi, nisën të ndalnin.

Shoferët e trembur nuk u zbrisnin automjeteve, madje as guxonin të hapnin xhamat. Kishte edhe nga ata që u binin borive me shpresën se mos e trembnin bishën të largohej nga rruga.

Por çfarë halli kishte kjo kafshë e gjorë që u kishte prerë rrugën makinave?

Vetëm një shofer i kujdesshëm dhe që diti të fliste me kafshën, ia zbuloi hallin.

“Keni ngrënë mëngjes shoku…?! … na mere këtë.”, ky ishte komunikimi i tij me kafshën, që pasi “zgjidhi” hall e hapi dhe rrugën.

Shikoni videon dhe mos harroni – me kafshët duhet komunikuar! /mapo.al/