Këngëtarja e njohur Tuna, është mjaft atraktive kohëve të fundit. Ajo shumë shpejt do të sjellë në treg, një këngë të re në bashkëpunim me Yll Limanin.
Tuna ka treguar edhe më herët, se i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe se ka vizituar mjaft vende të njohura.
Por, së fundmi, ajo ka habitur të gjithë, teksa ka treguar se destinacioni i saj i radhës, ka qenë Beogradi.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në SnapChat, përmes të cilave ka treguar se ndodhet në Beograd, bashkë me një mik të sajin.
Tuna nuk ka treguar nëse arsyeja e vizitës, ka qenë realizimi i ndonjë projekti muzikor, apo vetëm një vizitë për qejf, megjithatë edhe fansat e saj janë befasuar kur kanë parë këto postime të saj./Telegrafi/