Telegrafi

Çfarë po kërkon në RTV Dukagjini, moderatorja e njohur Vlera Jusufi?

Vlera Jusufi konsiderohet si një ndër moderatoret më të bukura në Kosovë.

Vajza nga Prishtina ka një karrierë të pasur televizive në emisione të zhanreve të ndryshme.

Mirëpo ajo së fundmi është parë në një spot reklamues në RTV Dukagjini.

A thua çfarë po kërkon Vlera në atje?

Ajo që dihet tashmë vetë moderatorja thotë “Vlera e shtuar e Dukagjinit”.

Se çfarë do të bëj Vlera në RTV Dukagjini mbetet për t’u parë ditëve në vijim.

Ndryshe, revista e mirënjohur zvicerane me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e ka renditur Vlerën ndër dhjetë femrat më të bukura shqiptare.

Bukuroshja ka vite që është martuar me ish-futbollistin e shumë klubeve të ndryshme duke përfshirë edhe NK Zagrebit, Enis Fetahun. /Telegrafi/