Këngëtari Gjon Karrica ka rënë gjithmonë në sy për stilin e tij të flokëve, pasi thuajse asnjëherë nuk ka qenë i njejtë.
Së fundmi, ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka vendosur sërish të ndryshojë, gjersa ka publikuar një video në Instagram ku shihen floktarët, duke realizuar një maskë e re në kokën e tij.
Nga pamjet e para duket sikur këngëtari dëshiron të provojë ngjyrën e bardhë, teksa mënyra se si bëhet trajtimi në kokën e tij duket paksa ‘e frikshme’.
“Duke marrë një stil të ri flokësh”, ka shkruar Karrica në mbishkrimin e fotos. /Telegrafi/